19:41, 15 Prill 2019

Skuadra Juventus i ka lënë mënjanë përpjekjet për ta përvetësuar mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt.

Kjo për shkak se Juventus ka bërë një marrëveshje me Barcelonën që futbollisti në fjalë të shkojë në Nou Camp, në mënyrë që futbollisti Samuel Umtiti të transferohet tek Serie A, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Të dy klubet kanë qenë të interesuara që të nënshkruajnë kontratë me mbrojtësin De Ligt, mirëpo tani Juventus është pajtuar që t’i lë mënjanë përpjekjet për ta përvetësuar atë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë