9:50, 10 Tetor 2019

Skuadra Juventus është e interesuar që ta nënshkruajë mbrojtësin Emerson Palmieri gjatë muajit janar.

Kontrata e futbollistit italian me klubin Chelsea do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Futbollisti 25 vjeçar është i kënaqur në Chelsea dhe po pret që t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2024.

Mirëpo Maurizio Sarri i cili ka qenë trajneri i futbollistit në fjalë, shpreson që t’i sigurojë sërish shërbimet e tij dhe do të përpiqet që ta përvetësojë atë gjatë muajit janar.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë