Juventus dëshiron ta blejë Cuadradon NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Juventus po shpreson të arrij një marrëveshje prej 20 milionë eurove me Chelsan që përfundimisht t’i sigurojë shërbimet e anësorit Juan Cuadrado. Reprezentuesi kolumbian u bashkua me kampionët e Italisë në një marrëveshje një vjeçare huazimi pak para përfundimit të afatit kalimtar veror. Ish lojtari i Fiorentinës befasisht ka pasur pak telashe për të siguruar një vend në skuadren kampionë, ai shpejtë u bë i pazëvendësueshëm në linjën sulmuese të trajnerit Massimilano Allgeri dhe Juve tani dëshiron ta kompletojë transferimin në fund të stinorit 2015/16. Në të vërtetë, Zonja e Vjetër është e gatshme të paguajë 20 milionë euro, ndërsa Chelsea besohet se do të tentojë një shifër më të lartë pasi që vetë ka paguar 23.3 milionë funte apo 32 milionë euro në Janar për anësorin.
Lajme Angli: Kosovari i vë flakën vetes para syve të djalit për shkak të borxheve nga kumari 21 minuta më parë