Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juve e do Dzekon

NULL NULL
02.04.2015 07:17
Juventus fillon bisedimet për transferimin e Edin Dzekos. Ato po zhvillohen në Stokholm.

Juventus ka shfaqur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.

Është drejtori sportiv i Bardhezinjëve, Beppe Marotta, ai i cili zhvilloi bisedime dje me drejtuesit e skuadrës angleze për transferimin e boshnjakut te kampioni i Italisë, njofton TUTTOSPORT.

Takimi u zhvillua në qytetin Stokholm të Suedisë dhe transferimi i 28-vjeçarit në Torino mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.

Për sulmuesin boshnjak, interesim ka shprehur edhe ish-klubi i tij, Wolfsburg.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.