11:03, 19 Shtator 2019

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka kërkuar falje për një fotografi të realizuar gjatë vitit 2001 ku shfaqet  i maskuar si një person me ngjyrë.

Fotoja që u publikua nga revista Time ishte bërë në një gala mbrëmje të shkollës.

Duke folur për imazhin, Trudeau tha se ai ishte “thellësisht i penduar” për veprimet e tij dhe “duhet ta kishte ditur më mirë”.

“Unë marr përgjegjësinë për vendimin tim për ta bërë një gjë të tillë. Unë nuk duhet ta kisha bërë”.

Justin Trudeau rikandidon për postin e kryeministrit në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada që do të mbahen më 21 tetor.

Konkurs Pune

Lexo më shumë