Justin Timberlake premton “mbështetje absolute” për ish të dashurën e tij, Britney Spears

Justin Timberlake premton “mbështetje absolute” për ish të dashurën e tij, Britney Spears

NULL NULL
1 month më parë

Justin Timberlake kërkon që ish e dashura e tij, Britney Spears, të lirohet, pas dëshmisë së saj tronditëse për jetën e saj nën ruajtjen e të atit.

”Pas asaj që pamë sot, të gjithë duhet të mbështesim Britney në këtë kohë. Pavarësisht nga e kaluara jonë, e mirë dhe e keqe, dhe pa marrë parasysh se sa kohë më parë ishte”, shkroi Timberlake në Twitter.

Kjo vjen vetëm disa muaj pasi ai kërkoi falje publike për veprimet e tij, gjatë dhe pas marrëdhënies së tyre, në mes të publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, shkruan dailymail.co.uk, përcjell Klankosova.tv

“Ajo që po i ndodh asaj thjesht nuk është e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të kufizohet kurrë nga marrja e vendimeve për trupin e saj. Askush nuk duhet të mbahet kurrë kundër vullnetit të tyre… ose kurrë nuk duhet të kërkojë leje për të hyrë në gjithçka për të cilën kanë punuar kaq shumë”, shtoi këngëtari.

Timberlake, i cili përdori ndarjen e tij me Britney si frymëzim për këngën e tij “Cry Me A River”, u martua me aktoren Jessica Biel në 2012 dhe kanë dy djem së bashku.