Justin Timberlake, një baba krenar NULL NULL 10.09.2015 11:44 10.09.2015 11:44 Justin Bieber shihet duke pozuar me djalin e tij pesë muajsh Silas, në këtë fotografi të cilën e ka treguar gjatë paraqitjes së tij në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon të mërkurën mbrëma në New York. Këngëtari 34 vjeçar dhe gruaja e tij aktore Jessica Biel e mbajnë jetën e tyre relativisht private, por kanë vendosur që t’i tregojnë fotografitë e lezetshme të të voglit të tyre në emisionin e mikut të tyre Fallon, transmeton Klan Kosova. Rreth pyetjes se si ndihet pasi është bërë baba, Justin ka thënë se është gjëja më e çmendur, e mrekullueshme, e pabesueshme që mund të të ndodhë. Ai po ashtu ka treguar se tashmë Silas ka arritur ta thotë fjalën “Dada”! Sa gjë e lezetshme! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.