16:00, 5 Dhjetor 2019

Justin Timberlake ka kërkuar falje pasi në publik dolën fotografitë që e shfaqnin momentin kur ai ishte kapur për dore nga “Palmer”, Alisha Wainwright në një kafiteri në New Orleans.

“Unë përpiqem të rri sa më larg thashethemeve që mundem. Por, e kam ndjerë se për familjen time është shumë e rëndësishme të flas për thashethemet e fundit që kanë lënduar shumë njerëzit që unë i dua”.

“Disa javë më parë, unë kam shfaqur një gabim të madh në gjykim – por, më lejoni të jem shumë i qartë, asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges sime. Unë kisha pirë shumë alkool atë natë dhe pendohem për sjelljen time”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Timberlake i ka kërkuar falje familjes së tij.

“Ky nuk është shembulli që djali im dua ta ndjek. I kërkoj falje gruas sime të jashtëzakonshme dhe familjes sime që i bëra ta kalojnë një situatë kaq turpëruese. Unë jam i fokusuar të jem bashkëshorti dhe burri më i mirë që mund të jem. Ky nuk ishte një rast i tillë”.

Disa burime kanë thënë për “Sun” se “38 vjeçari natën që është fotografuar me kolegen e tij 30 vjeçare kishte konsumuar shumë alkool atë natë dhe nuk mund të qëndronte në këmbë” gjë që duket se edhe e konfirmon historinë e treguar nga vet këngëtari.

Bashkëshortja e Timberlake, Jessica Biel, është parë në Los Angeles pas kësaj ngjarje – me unazën e fejesës në gisht.

Çifti janë të martuar tash e shtatë vjet dhe kanë një djalë katërvjeçar Silas./ Klan Kosova

Konkurs Pune

Lexo më shumë