Justin Bieber nuk do të performojë në fundjavën e dytë të Coachella? NULL NULL 14.04.2026 16:38 14.04.2026 16:38 Një thashethem i ri ka shpërthyer në internet, duke sugjeruar se Justin Bieber nuk do të marrë pjesë në fundjavën e dytë të Coachella dhe se Alex Ëarren, ylli i Hype House, do të zëvendësojë atë. Ky informacion ka tërhequr vëmendjen pasi performanca e parë e Bieber në Coachella u cilësua e çrregullt, ku ai u ul në skenë me një laptop dhe luajti video në YouTube, ndërsa këndoi në stilin e karaoke-s, transmeton Klankosova.tv Disa fansa e pëlqyen atmosferën e qetë, por të tjerë e quajtën dembelizëm, sidomos duke pasur parasysh pagën e tij të lartë prej 10 milionë dollarësh për këtë performancë. Thashethemet u përhapën më shpejt pas kësaj, duke bërë që shumë të mendojnë se festivali mund ta zëvendësojë Bieber për fundjavën e dytë. /Klankosov.tv