Justin Bieber flet për gjendjen e tij emocionale, këshillohet nga fansat të largohen nga LA NULL NULL 17.06.2025 20:24 17.06.2025 20:24 Këngëtari kanadez, Justin Bieber thotë se ndihet i thyer dhe i lodhur. Krijuesi i hitit “One Time”, përmes një postimi të gjatë në Instagram shkroi për gjendjen e tij aktuale emocionale. “Njerëzit vazhdojnë të më thonë të shërohem. A nuk mendoni se nëse do të kisha mundur ta kisha rregulluar veten, do ta kisha bërë tashmë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Jam i lodhur”, shkroi Bieber ndër tjerash. Tutje, 31 vjeçari shkroi se ka punuar gjithë jetën e tij për të qenë ashtu siç i kishin thënë se duhej të ishte. Bieber e përshkroi postimin e tij me një emoji me gishtin e mesëm. Ndërkaq, ndjekësit në mbi 17 mijë komente treguan mbështetjen e tyre për këngëtarin dhe i kërkuan atij të largohej nga Los Angeles. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025