16:30, 14 Mars 2019

Jussie Smollett, aktori i “Empire” i akuzuar nga policia e Çikagos për inskenim të një krimi të urrejtjes për përfitim personal, u deklarua i pafajshëm të enjten.

Ndaj tij rëndojnë akuza për 16 vepra penale, të cilat aktori i mohoi.

Data tjetër e gjykimit e Smollett ishte caktuar për 17 prill.

Ekipi ligjor i aktorit tha të martën se ata donin kamera në sallën e gjyqit, kështu që publiku mund të shihte provat.

Avokati mbrojtës Mark Geragos, i cili u bashkua me ekipin ligjor të Smollett në fund të shkurtit, argumentoi se mbulesa mediatike në mbarë botën e ka grabitur aktorin nga prezumimi i pafajësisë.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte i habitur nga aktakuza.

Arrestohet aktori Jussie Smollett

Konkurs Pune

Lexo më shumë