Jurgen Uldedaj fiton kupën “Lah Nimani” NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Sot janë zhvilluar 15 finalet e këtij turneu, ku boksierët e ngjitur në ring treguan boks cilësor. Boksierë nga 12 shtete të Evropës në kategorinë e juniorëve, për dy ditë rresht kanë qenë pjesë e këtij turneu që tashmë është në kalendarin e garave të AIBA-së. Epiteti i boksierit më të mirë i ka takuar përfaqësuesit të Shqipërisë, Jurgen Uldedaj, i cili në duelin final mundi skocezin John Dochery. Ky duel ishte meçi më i fortë, e me atraktive, që ngriti në këmbë numrin e vogël të shikuesve që ishin të pranishëm në këtë turne kushtuar ish trajnerit të famshëm, Lah Nimanit. Duele interesante janë zhvilluar edhe në duelet tjera, ndërsa nga boksierët e përfaqësues sonë, fitore shënoi Valon Ahmeti që mundi bullgarin Emanuil Bogoev, ndërsa, Ardit Delija një tjetër boksierë i Kosovës nuk mundi të bëjë ballë më shumë së një rund boksierit nga skocezi, Sean Lazerine. Fituesi i këtij turne, Jugen Uldedaj, është shprehur i lumtur që fitoj këtë turne, që është i pari që fiton në Kosovë. Ai theksoi se meçi finale ishte i vështirë, por sipas tij, fitorja u arrit falë përgatitjeve që ka bërë për turne të karakterit të tillë.