Jurgen Klinsmann nuk do të jetë më trajner i Hertha Berlin

Jurgen Klinsmann nuk do të jetë më trajner i Hertha Berlin

8 muaj më parë

Jurgen Klinsmanni s’do të jetë më trajner i Hertha Berlinit.

Humbja që pësoi kundër Mainzit javën e kaluar si duket ka qenë fundi i aventurës së legjendës gjermane në krye të skuadrës nga kryeqyteti gjerman.

Klinsmanni në profilin e tij zyrtar në Facebook, pak minuta më parë ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen e menjëhershme, duke theksuar se qysh në fillim i ka munguar besimi dhe mbështetja nga udhëheqësit e klubit, për ta ngritur klubin më lartë.

Klinsmanni, do të largohet nga pozita e trajnerit, por ai do të jetë pjesë e klubit, pasi do të jetë anëtar i bordit ekzekutiv.

Aventura e legjendës gjermane si trajner te Hertha zgjati vetëm 10 javë.