Lajmet e fundit

Gazetari Fidan Jupolli ka mbërritur në Hagë, një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Today”, Jupolli tha se është nisur nga Tirana, derisa shtoi se ka shumë të rinj e qytetarë që kanë ardh një ditë më herët në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Ka pasur shumë djem të ri, shumë pjesëtarë të UÇK-së, fatkeqësisht në hyrje të Aeroportit i kam pa që i kanë ndalë dy-tre djem, me arsye banale e që sigurisht janë të njoftum për çka po ndodh dhe që po mblidhemi ish-ushtarët e UÇK-së”, tha Jupolli.