Junik: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në ajër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Junik: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në ajër

NULL NULL
29.04.2023 09:46

Një person është arrestuar në Junik, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS