“Ju kemi rrejt!”, momente epike kur Gjesti e godet dhe mendon që e theu TV-në jashtë NULL NULL 04.01.2025 16:18 04.01.2025 16:18 Gjesti ka krijuar momente shumë qesharake pasi goditi ekranin e televizorit në oborr me topa bore. Pas këtij veprimi i reaguan edhe banorët duke i kërkuar mos të gjuaj pasi e prishë ekranin. Ani pse i njëjti nuk ndaloi si fillim, “Vëllai i Madh” vendosi t’ia bëj një rreng, transmeton Klankosova.tv. Duke vendosur një fotografi në ekran kinse është thyer ekrani, Gjesti u panikua ndërsa banorët e kritikonin. “Unë e bëra këtë send a? “Vëllai i Madh” u prish televizori e ka lëshuar pulsi”, u shpreh Gjesti. “Nuk prishet kaq kollaj, e di unë!”, tha më pas duke thënë që nuk ishte e qëllimshme. Më pas, “Vëllai i Madh” ia bëri me dije që ekrani nuk ishte prishur, por se ishte thjeshtë një shaka duke e lëshuar sërish ekranin. “Inati boll me ta lëshu fore, por në rregull veç e hëngra”, tha Gjesti, teksa kjo situatë solli të qeshura mes banorëve. Për të parë reagimin qesharak të Gjestit, shiheni videon në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.