Joviq dhe Milik në listën e shkurtër të Milanit NULL NULL 27.05.2020 12:29 27.05.2020 12:29 Milani është i interesuar në transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Luka Joviq, si dhe atij të Napolit, Arkadiusz Milik, sipas Gazzeta dello Sport. Joviq është përfolur për një largim nga Reali pas një sezoni të dobët tek ta ku realizoi vetëm dy gola, ndërkaq çmimi prej 50 milionë eurosh mund t’i zmbrapsë kuq e zinjtë. Në anën tjetër, polaku Milik pritet të hyjë në vitin e fundit të kontratës me napolitanët, andaj shihet si alternativë më e lirë për gjigantin italian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.