Joshua kthehet në ring të shtunën, tregon synimet e tij këtë vit NULL NULL 27.03.2023 12:18 27.03.2023 12:18 Anthony Joshua synon që të shpallet edhe një herë kampion i botës në peshat e rënda brenda këtij viti. Joshua do të ballafaqohet me Jermaine Franklin në këtë fundjavë në “O2 Arena”, e cila do të jetë përballja e parë për të, që nga humbja e vitit të kaluar nga Oleksandr Usyk. Pasi pësoi humbje të njëpasnjëshme për herë të parë në karrierën e tij, shumë dyshuan nëse Joshua do të kthehej në ring dhe të planifikonte rikthimin në krye të botës. “Gjëja është se unë dua respekt nga njerëzit në industrinë që i admiroj, ish-legjendat në lojë dhe kur nuk je më kampion, ndihesh sikur kjo shkon larg”, tha Joshua. “Pra, kjo ishte padyshim diçka për të cilën kisha mall, është respekti nga ish-kampionët dhe kur e humba, ishte sikur “f*** e kam humbur atë pathyeshmëri”, por gjithçka është mirë”. “Ne ecim përpara. Nuk po e bëj më për atë qëllim sepse nuk jam në atë pozicion, por dëshira? Njëra është patjetër të bëhem kampion, gjë që mendoj se është e mundur brenda 16 muajve të ardhshëm”. “Nëse do të bëja një tjetër hap pas kësaj, ju po flisni për të luftuar deri në të dyzetat e mia dhe unë me të vërtetë besoj se boksi është sport i të rinjve”. Joshua tha se shpreson se do të pensionohet në momentin kur është në top të karrierës. “Duhet një personazh i vërtetë solid si Bernard Hopkins, (George) Foreman, Klitschko, Povetkin për të vazhduar në të dyzetat e të tjera, por unë mendoj se ky është një hap që dua ta bëj të suksesshëm dhe më pas, ju e dini, shpresoj të largohem në krye”.