Jorginho tregon arsyen pse kaloi tek Arsenal nga Chelsea - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jorginho tregon arsyen pse kaloi tek Arsenal nga Chelsea

NULL NULL
nga Shpend Spahija 21.02.2023 08:15

Jorginho në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit u transferua nga Chelsea tek Arsenal për 11.3 milionë euro.

Mesfushori brazilian në një intervistë për mediumin DAZN, ka treguar arsyen e këtij transferimi.

“Bisedova me përfaqësuesit e Chelsea dhe e kuptova se nuk isha më pjesë e planeve të tyre. Ndonjëherë duhet ta pranosh se je jashtë një projekti dhe gjërat shkojnë drejt fundit. Dëshiroja që të shkoja tutje në karrierën time dhe projekti i Arsenal ishte i përshtatshëm për mua, më pëlqyen idetë e tyre.”, tha Jorginho.

31 vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjet e gjysmë me Arsenal, me opsionin për t’u vazhduar edhe për një vit tjetër.