Lajmet e fundit

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka konfirmuar se do të flasë me Cristiano Ronaldon, pasi ylli portugez nuk përshëndeti tifozët pas përfundimit të ndeshjes.
“Nuk i përshëndeti tifozët? Do të flas me të. Kombëtarja është kombëtare”, deklaroi Jesus.
Jesus shpjegoi gjithashtu vendimin për të mos e aktivizuar Ronaldon, pavarësisht se fillimisht i kishte thënë se do të luante.
“Para ndeshjes i thashë se do ta aktivizoja, por në fund nuk e bëra. Ky është futbolli. Ai ishte gati të luante, por nuk ishte momenti i duhur. Më duhej një lojtar me karakteristika të tjera”, u shpreh trajneri.
Tekniku portugez tregoi se kishte menduar ta aktivizonte Ronaldon pas rreth një ore lojë, por rrjedha e takimit ndryshoi planet e tij.
“Mendova ta fus pas një ore, por duke parë mënyrën se si po zhvillohej ndeshja, nuk ishte momenti i duhur. Ndoshta do të luajë kundër Danimarkës”, përfundoi Jesus.