15:55, 1 Qershor 2020

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, ka dalë me një deklaratë pas vdekjes së George Floyd dhe protestave që kanë pasuar me rastin e tij.

Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të shtetit amerikan, Minesota, pasi një polic ia zuri frymën duke ia mbajtur gjurin në fyt gjatë kohës sa po e arrestonte.

“Jam thellësisht i pikëlluar, sinqerisht në dhimbje dhe thjesht i zemëruar. E shoh dhe e ndiej dhimbjen, zemërimin dhe frustrimin e të gjithëve. Qëndroj me ata të cilët po e dënojnë racizmin dhe dhunën e rrënjosur ndaj njerëzve me ngjyrë në vendin tonë. Boll kemi duruar”, shkruan Jordan në llogaritë e tij virtuale.

“Unë nuk i kam përgjigjet, por zërat tanë kolektivë e tregojnë forcën dhe pamundësinë që të tjerët të na ndajnë. Ne duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, të shfaqim ndjeshmëri dhe empati dhe të mos ia kthejmë shpinën brutalitetit të pakuptimtë. Duhet që ta vazhdojmë shprehjen paqësore kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zërat tanë të bashkuar duhet të bien si presion mbi liderët tanë që t’i ndryshojnë ligjet tona, ose ndryshe duhet që ta përdorim votën tonë për ta krijuar një ndryshim sistematik. Krejt ne duhet që të jemi pjesë e zgjidhjes, dhe duhet që të punojmë së bashku që të sigurojmë drejtësi për të gjithë”, vijon Jordan.

“Jam me familjen e George Floyd, dhe me të gjithë ata jetët e të cilëve janë marrë aq brutalisht dhe pa kuptim nga aktet e racizmit dhe padrejtësisë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë