Jordan dhe Harvey ndezin thashethemet e romancës mes tyre NULL NULL 26.11.2020 09:12 26.11.2020 09:12 Duket që i zgjedhuri i revistës “People” si burri më sexy për vitin 2020, mund të ketë një grua të re në jetën e tij. Thashethemet kanë nisur që Michael B. Jordan dhe Lori Harvey mund të jenë në lidhje dashurie pasi u panë duke mbërritur në Atlanta së bashku. Në fotografitë e publikuara nga TMZ, aktori 33-vjeçar i Black Panther dhe vajza 23-vjeçare e Steve Harvey u panë duke dalë së bashku nga aeroplani në vendlindjen e tyre në Atlanta, Georgia. Tani për tani nuk ka ndonjë prononcim zyrtar mbi statusin e Michael dhe Lorit. Aktori zakonisht i mban lidhjet e tij jashtë syrit të publikut, ndërsa Lori në të kaluarën ka qenë e lidhur me Diddy dhe Future. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.