20:37, 24 Prill 2019

Jonuz Salihaj nuk do të jetë më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai dha dorëheqje të mërkurën nga të gjitha funksionet nga partia që drejtohet prej Ramush Haradinajt, njofton Klan Kosova.

Salihaj që deri në mes të muajit shkurt drejtoi arsimin në komunën e Prishtinës,ka thënë se deri tek ky vendim erdhi meqë nuk u përkrah nga Haradinaj, pasi u shkarkua nga pozita.

 Anise nuk mori asnjë arsyetim me shkrim, Salihaj thotë se e di pse e hoqën.

Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë