Jonida Maliqi do të performoj e dyta në finalen e Eurovision (VIDEO) NULL NULL 17.05.2019 13:13 17.05.2019 13:13 Është publikuar orari i finales së madhe të ‘Eurovision’, ku këngëtarja Jonida Maliqi performon e dyta me radhë. Shqipëria arriti të ketë përfaqësim e duhur në natën e dytë gjysmëfinale në ‘Eurovision’ ku edhe u kualifikua për në natën finale me këngën “Ktheju Tokës”, transmeton Klan Kosova. Ndërsa tani faqja zyrtare e ‘Eurovision Song Contest’ ka publikuar orarin e natës finale. Në mesin e 25 shteteve përfaqësuese që do të konkurojnën në natën finale, Shqipëria do të këndoj e dyta me radhë. Ne i urojmë fat Jonidës edhe në natën finale duke u kthyer me rezultat pozitiv në shtëpi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.