Johnson: Irani duhet të negociojë drejtpërdrejt me ShBA-në NULL NULL 27.06.2025 17:30 27.06.2025 17:30 Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Mike Johnson, u tha gazetarëve se Irani duhet të negociojë drejtpërdrejt me Amerikën. Ai theksoi se ata duhet të ulen në një tavolinë me përfaqësuesit amerikanë dhe të sigurojnë që paqja duhet të jetë e qëndrueshme. “Dhe një nga gjërat që u diskutua këtë mëngjes është se tani kemi nevojë që Irani të angazhohet me ne në bisedime të drejtpërdrejta me mirëbesim, negociata, jo përmes palëve të treta, jo përmes vendeve të tjera”. “Ata duhet të ulen në tryezë me ne dhe të sigurojnë që kjo paqe të jetë vërtet e qëndrueshme”, tha Johnson. Ai u deklarua kështu pasi doli nga një takim informues me të gjithë anëtarët mbi sulmet e fundit të ShBA-së në lokacionet bërthamore iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklisti dhe një biçiklisti 5 minuta më parë
Kosova Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar 25 minuta më parë