Johnson i thotë Zelenskyt: Liderët botërorë do të rrisin presionin ndaj Putinit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Johnson i thotë Zelenskyt: Liderët botërorë do të rrisin presionin ndaj Putinit

NULL NULL
3 months më parë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka thënë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ai planifikon të përdorë takimet e liderëve botërorë nesër për të rritur presionin ndaj regjimit të Vladimir Putinit.

Johnson i dha Zelenskyt garanci se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Downing Street” shkruan se Johnson i tha gjithashtu Zelenskyt se liderët e NATO-s dhe G7-ës do të “shikojnë të adresojnë kërkesat e Ukrainës” dhe të sigurojnë se ai është në pozitën më të fortë të mundshme në bisedimet e vazhdueshme të paqes.

“Kryeministri vendosi synimin e tij për të përdorur takimet e nesërme të G7 dhe NATO-s për të rritur presionin mbi regjimin e Vladimir Putin dhe për të punuar me partnerët për të rritur ndjeshëm ndihmën vdekjeprurëse mbrojtëse për Ukrainën.”