Johnson diskuton në telefon me Trump për çështjet e Brexit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Johnson diskuton në telefon me Trump për çështjet e Brexit

NULL NULL
12/08/2019

Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar çështjet e Brexit, tregtisë dhe ekonomisë, thuhet në një deklaratë nga zyra e Johnson.

“Kryeministri foli sot me presidentin Trump. Ata diskutuan për çështjet globale ekonomike dhe tregtinë. Kryeministri e informoi presidentin për më të rejat në Brexit”, tha një zëdhënës nga zyra e Johnson për Reuters, transmeton Klan Kosova.