Johnson bisedon me Zelenskyn, zotohet se do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën NULL NULL 19.03.2022 02:04 19.03.2022 02:04 Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Gjatë kësaj bisede, Johnson është zotuar që do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. “Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar. Unë zotohem se do të bëjmë më shumë”, ka thënë Johnson. Ai tutje është shprehur se të gjithë mund të bëjnë më shumë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Unë mendoj se ne të gjithë mendojmë se mundemi dhe do të bëjmë më shumë”, shtoi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.