Johnson: Alternativa e fundit në tavolinë mbetet BREXIT pa marrëveshje NULL NULL 12.06.2019 23:48 12.06.2019 23:48 Boris Johnson, i cili është njëri nga favoritët në garën për të pasuar kryeministren britanike, Theresa May ka nisur fushatën të mërkurën. Johnson para gazetarëve tha për BREXIT se objektivi i tij nuk është një pa marrëveshje, por pa marrëveshja duhet të mbetet në tavolinë si alternativa e fundit. “Ky është një instrument jetësor i negociatave për të kërkuar një marrëveshje shumë më të mirë se sa ajo aktuale”, thotë Johnson. “Mënyra më e mirë për të evituar një ndarje pa marrëveshje është të jesh i përgatitur për këtë, si dhe një tjetër shtyrje e daljes nga BE-ja do të thotë humbje, do të thotë që Jeremy Corbyn të vijë në pushtet”, tha Johnson. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025