Johnny Depp nis romancë të re dashurie? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Johnny Depp nis romancë të re dashurie?

NULL NULL
22/09/2022

Aktori amerikan Johnny Depp thuhet se është duke shijuar një romancë të re dashurie me një avokate nga Londra, të quajtur Joelle Rich.

Rich e kishte përfaqësuar aktorin e “Pirates Of The Caribbean” gjatë një seance gjyqësore kundër revistës “The Sun” në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018, të cilin ai e përfundoi duke e humbur rastin.

“Kimia e tyre është e paparashikueshme dhe gjërat mes tyre janë më të vërtetë serioze”, tha një burim i brendshëm për UsWeekly, i cili ishte mes personave të parë që shpalosën historinë e dyshes për publikun, njofton KlanKosova.tv.

Gjithsesi, avokatja Rich nuk ishte pjesë e ekipit ligjor që e përfaqësoi Depp në gjyqin e tij për shpifje kundër ish-gruas, aktores Amber Heard, por sipas burimit “ani pse ajo nuk ishte e pranishme në seancë, nga ajo nuk mungoi mbështetja për të dashurin”.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i kinematografisë, Johnny Depp, përflitet për romanca me gra nga fusha juridike.

Kohë më parë, Depp kishte pushtuar lajmet e rubrikës rozë, ndërsa u përfol për një lidhje dashurie me një avokate tjetër, 38-vjeçare me emrin Camille Vasquez, e cila po ashtu ishte pjesë e ekipit përfaqësues të aktorit në gjyqin për shpifje kundër Heard.

Por, Vasquez e kishte mohuar kategorikisht “të ketë pasur lidhje me aktorin”.

Johny Depp dhe Amber Heard u ndanë në vitin 2017, pasi ishin martuar në vitin 2015.