John Travolta i thotë lamtumirë ‘më të dashurës’ së tij Olivia Newton-John: “Të dua” NULL NULL 09.08.2022 00:59 09.08.2022 00:59 Aktori John Travolta ka shkruar një mesazh prekës për Olivia Newton-John, e cila ka vdekur, pasi humbi betejën me kancerin e gjirit. Travolta shprehu pikëllimin e tij në IG pasi humbi mikeshën e tij në moshën 72-vjeçare, duke thënë se Newton-John ia bëri jetën më të mirë dhe tha se ata do të jenë përsëri bashkë, transmeton Klankosova.tv. “E dashura ime Olivia, ti e bëre jetën tonë shumë më të mirë”, shkroi Travolta. “Ndikimi yt ishte i jashtëzakonshëm. Të dua shumë”. “Do të të shohim gjatë rrugës dhe do të jemi sërish bashkë. I yti që në momentin e parë që të pashë dhe përgjithmonë! Dani yt, Gjoni yt!” Newton-John vdiq të hënën në mëngjes “e rrethuar nga familja dhe miqtë” në fermën e saj në Kaliforni Jugore, sipas njoftimit në faqen e saj zyrtare në IG. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.