John Oliver, i zemëruar me rastin Roe v Wade - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

John Oliver, i zemëruar me rastin Roe v Wade

NULL NULL
27/06/2022

John Oliver e ka kritikuar vendimin e Gjykatës Supreme Amerikane për ta hequr të drejtën për abort si të drejtë federale.

Në bazë të vendimit më të fundit të kësaj gjykate, secili shtet amerikan mund të vendosë ndaras nëse do ta lejojë apo kufizojë abortin.

“Është e vështirë tani t’i gëlltisësh reagimet e ngazëllyeshme. Nuk keni nevojë për një tjetër ditë feste për ta festuar humbjen e jetëve të miliona njerëzve kur tashmë e keni një që quhet, Dita e Kolombos”, ka thënë John Oliver.

“Edhe kur planifikohet, shtatzënia është, në skenarin më të mirë, një situatë serioze mjekësore që jua shqyen prapanicën, jua nxjerr organet dhe i vendos gabimisht”.

“Ideja që mund të kërkoni të abortoni në një tjetër shtet është fyese e lëre më kur e konsideroni që ligjvënësit tashmë haptazi po kërkojnë për mënyra si t’i dënojnë abortet jashtë shtetit”.