John Legend do të bëhet baba - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

John Legend do të bëhet baba

NULL NULL
14/10/2015

John Legend këngëtari romantik që i dha botës këngë të bukura dashurie, do të bëhet baba.

Gruaja e tij, modelja Chrissy Teigen ka thënë se është në pritje të fëmijës së tyre të parë, pas shumë përpjekjeve që çifti kishin për tu bërë prindër.

“Unë dhe John jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se jemi në pritje të fëmijës sonë të parë. Ashtu sic shumë prej jush e dinë, kemi qenë në përpjekje për të pasur fëmijë tashmë prej disa kohësh. Nuk ishte e lehtë por i vazhduam përpjekjet tona dhe tani do të sjellim në jetë fëmijën tonë të parë. Jemi shumë të lumtur që kjo më në fund ndodhi”, ka thënë ajo për 3.4 milionë ndjekësit e saj në instagram, transmeton Klan Kosova.

Teigen dhe Legend janë njohur në vitin 2007 gjatë xhirimeve të video klipit “Stereo”.

Më pas ata janë fejuar, për të përfunduar në martesë në vitin 2013.

Njëra prej këngëve më të njohura të artistit “All of me”, i është kushtuar pikërisht gruas së tij, Chrissy Teigen.