19:26, 16 Maj 2019

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Deutsche Welle, se Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave, por imazhi që po lënë protestat e dhunshme mund të ndikojnë negativisht në këtë proces.

 “Perspektiva evropiane motivi kryesor dhe në këtë drejtim unë mund t’i inkurajoj të gjithë përgjegjësit politikë që t’i kthehen punës parlamentare”.

“Është detyrë e qeverisë që t’i afrohet opozitës dhe detyrë e opozitës që të vetëpërfshihet në mënyrë konstruktive, kritike por edhe të angazhuar. Kemi të bëjmë edhe me imazhin që jep Shqipëria në planin ndërkombëtar”, shprehet eurokomisioneri, Johannes Hahn./lapsi.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë