Joe Biden fiton edhe në Porto Riko NULL NULL 13.07.2020 09:03 13.07.2020 09:03 Joe Biden fitoi në zgjedhjet e brendshme partiake të demokratëve në Porto Riko të dielën. Biden u përball me shtatë kandidatë, por që të gjithë u larguan nga gara. Këto zgjedhje ishin caktuar për në muajin mars, por u shtynë për shkak të pandemisë koronavirus. Me këtë Biden ka arritur fitore të mjaftueshme për t’u bërë një kandidat demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova. Banorët e Porto Rikos janë qytetarë amerikanë, por ata nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Sidoqoftë, të dy demokratët dhe republikanët po ftojnë delegatë nga ky territor amerikan në konventat e tyre politike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024