23:46, 10 Korrik 2020

Bashkëpartiakët Vjosa Osmani dhe Xhavit Ukaj sot janë përfshirë në një përplasje në seancën e Kuvendit, por jo shumë kohë më parë ata ishin mbështetës të njëri-tjetrit kur ishin në garë zgjedhore.

Deputeti doli kundër Osmanit kur kjo i tha deputetes Ganimete Musliu të mos ofendonte deputeten Fitore Pacolli, njofton Klan Kosova.

Ai u çua nga ulësja e tij dhe u drejtua nga Osmani duke bërtitur, por që mohoi se ka përdorur fjalë ofenduese në drejtim të saj.

Megjithëkëtë, Ukaj në kohën e zgjedhjeve ishte një përkrahës i Osmanit dhe këtë nuk ka nguruar ta shfaqte as në rrjetet sociale.

“Unë besoj të vërtetën. Unë besoj Vjosa Osmanin”, kishte shkruar Ukaj.

Por, edhe Osmani kishte lobuar për Ukajn gjatë fushatës në Prizren.

.

Xhavit Ukaj ku jeni Pirana✌

Publiée par Lidhja Demokratike sur Vendredi 10 juillet 2020

Ky është momenti kur eskaloi situata dhe u ndërpre situata.

Konkurs Pune

Lexo më shumë