Lajmet e fundit

Nesër me fillim nga ora 16:00, në Prishtinë do të mbahet protesta e "1 tetorit" në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë.
Protesta do të mbahet me moton "Jo në emrin tim".
Ndërkaq, Klankosova.tv mëson se nesër po me këtë titull do të lansohet edhe kënga e dy artistëve të mëdhenj, Ilir e Korab Shaqiri.
Sipas burimeve të Klankosova.tv kënga është përfunduar sot.
Protesta e nesërme pritet të jetë më e madhja që do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.