Lajmet e fundit

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është paralajmëruar të mbahet më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit Gjerman.
Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protesta do të nisë në ora 12:00, transmeton Klankosova.tv
Me këtë rast iu bëhet thirrje shqiptarëve në Gjermani që t’i bashkohen protestës.
Protesta vjen në kuadër të organizimeve të diasporës pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në posterin e protestës figuron edhe emblema e UÇK-së, ndërsa thirrja kryesore është “Jo në emrin tim – para Parlamentit Gjerman”.