Jo më kozmetikë punëdore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jo më kozmetikë punëdore

NULL NULL
01.05.2015 18:08

Lavander soap

Agjensioni Federal i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndaluar prodhimin artizanal të produkteve të kozmetikës siç janë sapunët e bërë në kushte shtëpiake.

Ky rregull është propozuar nga Senatorja e Distriktit të Kalifornisë Dianne Feinstein dhe Senatorja Susan Collins.

Feinstein nuk ka propozuar që të largohen plotësisht elementet kimike që mund të konsiderohen si të rrezikshme për shëndetin nga produktet e kozmetikës, por ka kërkuar që të ketë një sistem testimi rregullues dhe paralajmërues nga kompanitë prodhuese.

Ajo për më tepër mendon se këto produkte të dëmshme për shëndetin në mënyrë magjike shndërrohen si të sigurta për përdorim kur aplikohen nga sallonet profesionale të kozmetikës ose qendrave SPA.