Jimmy Butler më i përmirësuari në NBA NULL NULL 07.05.2015 22:06 07.05.2015 22:06 NBA prezantoi këtë të enjte lojtarin e Chicago Bulls, Jimmy Butler si Lojtarin më të Përmirësuar të Ligës. Ai mori 535 pikë në total nga paneli i mediave duke lënë mbrapa Draymond Green me 200 pikë dhe Rudy Gobert me 189 pikë. Butler këtë sezonë rriti mesataren e tij nga 13.1 në 20.0 pikë për ndeshje. Ai u zgjodh për herë të parë “All Star Player” në Konferencën Lindore. “Dëshiroj që të fitoj ndeshje në vazhdimësi, dua ta fitoj titullin, dhe në fund të sezonës ndoshta çmimi si lojtari më i pëmirësuar do të ketë vlerë edhe më të madhe për mua , tha Butler. Ai rriti edhe statistikat e gjuajtjeve nga 39.7% sa kishte në sezonën e fundit në 46.2% këtë sezonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.