Jevtiq: Dyert tona janë të hapura për ata që i kanë fituar zgjedhjet – duam të jemi në institucione (VIDEO) NULL NULL 08.11.2019 18:53 08.11.2019 18:53 Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se nuk ka kurrfarë problemi të takohen me këdo qoftë sa i përket krijimit të Qeverisë së re të Kosovës. “Ne duam të respektohet vullneti zgjedhor i qytetarëve serbë dhe duhet të pranohemi në mënyrë të barabartë. Nuk do të jemi ata që do të imponohemi dhe do të iniciojmë takime”, ka thënë Jevtiq, njofton Klan Kosova. “Dyert tona janë të hapura për ata që kanë fituar zgjedhjet. Qëndrimet se ‘nuk duam të bisedojmë me Listën Serbe’ nëse Kushtetua e thotë nuk është qasje e mirë. Duam të jemi pjesë e institucioneve për t’i zgjidhur problemet”. “Duam që të respektohet ligji. Nuk kemi nevojë për Brukselin vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në Kushtetutë”. Jevtiq në Info Magazine ka thënë se me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka biseduar kurrë. “Jemi takuar brenda Kuvendit, por nuk kemi pasë rast të bisedojmë për asnjë temë çfarëdo qoftë. Jemi përshëndetur kurtuazi, kurrfarë bisede, Nuk ka pasur takim që mund të quhej takim në aspektin politik”. Ai ka thënë se Lista Serbe ka fituar gati të gjitha votat e komunitetit serbë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 40 minuta më parë