15:41, 20 Maj 2019

Autoritetet kosovare kanë mohuar që drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq të ketë bërë kërkesë për ta vizituar gjatë ditës së sotme Kosovën.

Deklaratën e Gjuriqit gjatë një konference për media se institucionet e Kosovës e penguan atë të vizitojë Leshakun e ka demantuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai për klankosova.tv, ka thënë se e vetmja kërkesë nga Marko Gjuriq për të qëndruar në vendin tonë ishte ajo bërë gjatë ditës së shtunë.

“Kërkesa e vetme për vizitë nga individi i lartpërmendur ka qenë të shtunën dhe e njëjta nuk është pranuar si rezultat i asaj që ka qenë jashtë kritereve të marrëveshjes së Brukselit”, tha ai.

Gjuriq thotë se iu ndalua sërish hyrja në Kosovë: Nervoz në Prishtinë

 

Jetlir Zyberaj tregon pse iu refuzua kërkesa Marko Gjuriqit për ta vizituar Kosovën

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë