Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Lipjanit dhurojnë çelësat e 10 shtëpive NULL NULL 22.01.2020 15:59 22.01.2020 15:59 Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Hoxhën Halil Kastrati kanë bërë shpërndarjen e qelsave të 10 shtëpive që janë ndërtuar në territorin e Komunës së Lipjanit për familjet me nevojë. Me këtë rast kryetari Ahmeti tha se sot ndihemi mirë që sot gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës që ndaj shoqatës bëmirëse Jetimët e Ballkanit me Hoxhë Halil Kastrati që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lipjan. Kryetari Ahmeti po ashtu ka pohuar se edhe këtë vit do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë teritorrin lipjanas. Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati është shprehur mirënjohës ndaj Kryetari Ahmeti dhe Komunës së Lipjanit për gadishmërinë për ti ndihmuar familjet, duke shpresuar se edhe vitin 2020 do të vazhdojë bashkpunimi me Komunën e Lipjanit. Kujtojmë se ndërtimi i këtyre shtëpive u mundësua nga bashkëfinancimi i Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024