Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jetimat e Ballkanit dhe Gjilani inaugurojnë 20 shtëpi për familjet në nevojë

NULL NULL
03.10.2019 15:16

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati, i kanë dorëzuar sot çelësat e shtëpive të reja 20 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Haziri tha me këtë rast se prioritet kanë qenë jetimët, nënat vetëushquese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale.

“Me ngjarjen e sotme, numri i familjeve që iu kemi ndërtuar shtëpi në Gjilan është 135, duke qenë komuna kampione sa i përket zgjidhjes së këtij problemi. Pritoritet kanë qenë jetimët, nënat vetëushquese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale. Unë e falënderoj shoqatën Jetimat e Ballkanit për këtë donacion të jashtëzakonshëm, të cilët në afatin më të shkurtër të implementimit dhe me drejtësinë që është vendosur, na kanë bërë të gjithëve krenarë dhe të besueshëm për të vazhduar programin”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit shtoi se janë duke u ndërtuar edhe dy shtëpi, ndërkaq kanë mbetur edhe 25 të tjera për të përmbyllë problemin e banimit.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati, ka deklaruar se është shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti sikurse edhe me bashkëpunimin e madh të Komunës së Gjianit, duke shtuar se ky nuk do të jetë edhe projekti iI fundit për këtë komunë.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka participuar 5 mijë euro për shtëpi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.