Lajmet e fundit
A është marre të jetosh me prindër pas moshës 25-vjeçare?
Kjo është tema që u diskutua këtë të mërkurë në emisionin “Kosova Today”, Ylli Dreshaj tha se personalisht jeton me familje dhe do të vazhdojë të jetojë me familje.
Megjithatë, ai shtoi se zgjedhja se të jetosh ose jo me prindër, është personale, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Kosovare Rexhepi tha se nuk konsiderohet turp të jetosh me prindër, edhe në moshë më të rritur.
Ndërsa Vasilika Zotaj, tha se në prezantim të parë, nëse një mashkull prezantohet se jeton me prindër në moshë më të madhe, zgjon dilema.
“Një mashkull nuk rritet, nëse rrinë me prindër, janë mësuar që nga ana fizike të kujdeset nëna, derisa ajo ekonomike babai”, u shpreh Zotaj.
Kurse Sheki Hoxha ishte i pajtimit që një njeri pavarësohet dhe rritet nëse jeton vetëm.