16:30, 25 Dhjetor 2018

Sigurisht keni parë shumë qen të racës labradorë, por në të njëjtën kohë keni menduar se i kanë të njëjtat karakteristika, problema, veprime etj, por nuk është kështu.

Një studim i kryer nga universiteti Sydney ka zbuluar se labradorët e ngjyrave të caktuara kanë jetëgjatësi më të shkurtër, e gjithashtu vuajnë nga më shumë probleme shëndetësore, transmeton Klan Kosova.

Studimi ka analizuar 33,000 qen të racës labradorë në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku kanë zbuluar se labradorët me ngjyrë çokollate jetojnë 10% më pak sesa labradorët me ngjyrë të artë dhe të zezë të lëkurës të cilët mesatarisht jetojnë 12 vjet.

Labradorët me ngjyrë kafe gjithashtu kanë dyfish më shumë shanse të zhvillojnë inflamacion të veshëve, e gjithashtu janë katërfish më të prirë të vuajnë nga një sëmundje që quhet dermatiti pyo-traumatik.

Labradorët si racë janë më të rrezikuar nga mbipesha, infeksionet e veshëve dhe problemet me nyej, nuk është edhe aq ide e mirë të prioritizohet ngjyra mbi shëndetin kur e blini një qen të tillë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë