Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeta tjetër përtej një filmi

NULL NULL
03.05.2015 11:38
Ka një film tjetër përtej filmit, dhe ai është pjesa që xhirimeve.

“Tri akte në aksion” quhet ekspozita fotografike e hapur dje në “Tulla”, e cila prezantonte fotografi nga sheshet e xhirimeve të 24 filmave shqiptarë dhe fragmenteve të aktorëve në aksion.

Ashtu si tri aktet e një vepre filmike, edhe ekspozita është e ndarë në tri akte, ku akti i parë përbëhet nga filma që trajtojnë tematikat e Shqipërisë në ndërtim dhe në zhvillim.

Akti i dytë përfaqëson jetën sociale dhe familjen, ndërsa akti i tretë portretizon gruan dhe rolin e saj në shoqërinë shqiptare. Ekspozita shoqërohet dhe me një tekst nga Julian Bejko, i cili është dhe autor i studimit “Shoqëria e Kinemasë I, II”.

ekspozita-jeta-pertej-filmit-1

Është interesante të shohësh aktorë të filmave të preferuar, në momente pushimi gjatë xhirimeve apo bisede me njëri-tjetrin.

Seleksionimi i fotove është bërë me kujdes për të sjellë para publikut ato që kanë përtej tyre një histori. Filma si “Nëntori i dytë”, “Tomka dhe shokët e tij” etj.

Është bukur të shohësh fotot bardhezi të Rozalina Bedo, e njohur si Marigoja e flamurit, në momentet e xhirimit të filmit, që do ta linte përgjithmonë pjesë të kinemasë shqiptare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë një jave, deri në datë 8 maj 2015. / Gazeta-Shqip.com

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.