Jeta Krasniqi: Palët duhet t'i kthehen takimeve, Serbia mos ta luajë rolin e viktimës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeta Krasniqi: Palët duhet t’i kthehen takimeve, Serbia mos ta luajë rolin e viktimës

NULL NULL
07/09/2018

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Serbia duhet të marr përgjegjësitë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin të cilin e ka kryer në Kosovë e Bosnje.

Veç tjerash ajo konsideron se Serbia duhet hequr dorë nga luajtja e rolit të viktimës në raport me Kosovën, njofton Klan Kosova.

”Serbia duhet të heq dorë së luajturi rolin e viktimës, njëherë e mirë. Duhet të marr përgjegjësitë për krimet kundër njerëzimit dhe genocidin që ka kryer në Kosovë e në Bosnje dhe të kërkoj falje.Serbia duhet të dëshmoj vërtet se lidershipi i saj është riformuar ashtu siç pretendon, dhe se ky lidership është i gatshëm të veproj sipas parimeve e vlerave të demokracisë. Ka ikur koha e kërcënimeve, sa më parë që të kuptoj realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, aq më të mirë do të jetë për të dhe qytetarët e saj.
Dialogu është e vetmja mënyrë për paqe të qëndrueshme në rajon. Palēt duhet ti kthehen takimeve”.

Këto analiza Jeta Krasniqi i ka dhënë përmes llogarisë së saj në facebook pas deklarimeve të Marko Gjuriq se për shkak të disa kërcënimeve Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq ka hequr dorë nga takimi i sotëm në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, njofton Klan Kosova.