12:00, 18 Qershor 2019

Gloria Vanderbilt ka qenë një ikonë e shoqërisë dhe stilit të Nju Jorkut për dekada të tëra.

Ajo ishte artiste, autore, aktore, dizajnere dhe nëna e Anderson Cooper, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Anderson njoftoi lajmin të hënën duke thënë se Gloria ka qenë një grua shumë e dashur e cila e donte jetën.

“Një grua e mrekullueshme. Një nënë e mahnitshme”, tha ai.

Ajo vdiq në shtëpi e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Pas vdekjes së saj në moshën 95-vjeçare, ajo lë pas një trashëgimi të pasqyruar këtu në fotografitë e jetës së saj.

  

Konkurs Pune

Lexo më shumë