Jesus dhe Sane kërkojnë largimin nga City NULL NULL 19.04.2019 15:10 19.04.2019 15:10 Një numër i lojtarëve të Manchester City-t kanë kërkuar që të largohen nga ky klub, sipas El Chiringuito TV. Mes tyre figurojnë edhe emrat e Gabriel Jesus dhe Leroy Sane, dhe në përgjithësi numri raportohet të ketë shkuar në tetë. Manchester City mbetet lider në ligën angleze, mirëpo pakënaqësitë që janë shfaqur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve po bëhen gjithnjë e më evidente. Ishte Tottenham Hotspur që fitoi falë golave si mysafirë në cerekfinale të kampionatit evropian, për t’ia shuar shpresat Qytetarëve që ta fitojnë këtë titull të shumëkërkuar. https://www.youtube.com/watch?v=9rc1J70jcU4 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë